Një 34-vjeçar shqiptar është dhunuar barbarisht nga 4 bashkatdhetarë të tij dhe një grek dje në Santorini.
Përleshja e përgjakshme ka ndodhur pasditen e djeshme në Mesaria të Santorinit , si pasojë e së cilës një 34-vjeçar nga Shqipëria ka përfunduar me plagë të rënda në spital.
Mediat greke bëjnë me dije për shkaqe ende të katër shqiptarë së bashku me një 23-vjeçar grek kanë sulmuar egërsisht 34-vjeçarin shqiptar dhe e kanë lënë të gjakosur në tokë.
Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se dy prej autorëve e kanë goditur me shkop druri, ndërsa të tjerët e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia greke po heton ngjarjen.