Haradinaj, Kurtit: Hiq dorë nga vendimi i çmendur, lëri mediat ta kryejnë punën e tyre

Haradinaj, Kurtit: Hiq dorë nga vendimi i çmendur, lëri mediat ta kryejnë punën e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas mbylljes së KlanKosovës nga ana e qeverisë Kurti.

Haradinaj ka thënë se nuk mbyllen mediat në një vend evropian, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti të heqë dorë nga ky vendim i çmendur. 

“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Nuk mbyllen mediat në një vend evropian! Nuk jemi Kore e Veriut! Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë!”, ka shkruar Haradinaj.

Related Articles