Ky është i dyshuari që hodhi granatën e dorës dhe gjuajti me armë te diskoteka “Stop”

Ky është i dyshuari që hodhi granatën e dorës dhe gjuajti me armë te diskoteka “Stop”

Mbrëmja e shkuar në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan, ishte rezervuar disa artistë, por jo gjithçka shkoi ashtu siç ishte planifikuar pasi koncerti u ndal në gjysmë nga Policia. Një person hodhi granatë dore që fatmirësisht nuk shpërtheu dhe gjuajti me armë pas një konflikti verbal me sigurimin e diskotekës. I dyshuari tashmë është arrestuar dhe ndodhet në ndalim policor.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është Lorent Cana, 22-vjeçar, i cili po dyshohet se shkaktoi rrezik të përgjithshëm për shkak të një mosmarrëveshje me punëtorët e sigurimit.

Gjithçka ndodhi gjatë performancës së Mozzikut, kur Policia intervenoi dhe urdhëroi që të largohen të gjithë.

Të shtënat me armë nuk shkaktuan lëndime te personat që ndodheshin përreth, mirëpo një veturë që ishte e parkuar afër ka pësuar dëme materiale.

Edhe nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se kanë kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Related Articles