Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Tepelenë mbledhjen e qeverisë, e cila do të zgjasë deri ditën e sotme. Në mbledhjen e nisur rreth orës 12:00 në Ujin e Ftohtë në Tepelenë kanë marrë pjesë ministra dhe zëvendësministra. Njoftimin e mbledhjes në mbrëmje e ka njoftuar kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.
“Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, me debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri”, shkruan Rama.
Kjo mbledhje vjen pas ndryshimeve të bëra në kupolën drejtuese të PS-së në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare dy ditë më parë. Damian Gjiknuri është shkarkuar si Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe përkohësisht në vend të tij është komanduar Blendi Klosi. Gjithashtu u shkarkua i gjithë Sekretariati i PS. Në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj.