Arrestohet 20-vjeçari, gjuajti me armë e granatë dore sigurimin e një diskoteke në Gjilan

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një 20-vjeçar i cili në oborrin e një diskoteke në Gjilan, e ka gjuajtur me armë sigurimin dhe kishte hedhur edhe një granatë dore e cila nuk ka shpërthyer.

Sipas policisë, nga të shtënat me armë është dëmtuar një automjet i cili ishte parkuar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Njësiti për deminim i policisë ka asgjësuar granatën e dorës pa ndonjë incident. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kosovar kanë gjetur e sekuestruar: tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raportin 24 orësh.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Related Articles