Një person është plagosur pasi ka tentuar t’i ndajë shokët që ishin duke u fjalosur me disa persona tjerë.
Ai dyshohet se është plagosur nga njëri prej personave të përfshirë, por ende është i panjohur.
Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetë.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR & PËRDORIM I ARMËS- Rr. Epiri, Prishtinë 28.07.2023 – 03:35. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti kishte tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë disa shokë të tij që ishin duke u fjalosur me disa persona të tjerë, mirëpo njëri nga të dyshuarit (i panjohur) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e goditur në këmbë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori.