Një aksident ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, më saktësisht në Shupkovc ku janë lënduar 9 persona.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të kyçjes së pasigurtë.
Përveç dëmeve materiale në aksident kanë pësuar lëndime edhe 9 persona.
Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.