Murati: Për herë të parë, ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës

Murati: Për herë të parë, ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë parë, ekonomia e vendit ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës.

“Sipas shifrave zyrtare të deklaruara në ATK, në fund të tremujorit të dytë sivjet, kemi pasur të regjistruara 404,965 vende pune aktive.

Kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë”, ka thënë Murati.

Murati ka thënë se punësimi ka qenë prioriteti i tyre që nga dita e parë, “si njëra nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës”.

Ministri i Financave ka thënë tutje se disa nga masat e punësimit që kanë ndërmarrë janë: Qeveria për Familjet – secila familje një të punësuar, mbështetja e punësimit të grave, mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, mbështetja e zanateve, mbështetja e start-ups dhe Superpuna.

Ai ka shtuar se përveç këtyre masave direkte, kanë shtuar subvencionet në bujqësi, kanë mbështetur kreditë investive për prodhuesit, kanë filluar shkollimin dual, kanë dhënë bursa për studime në STEM dhe kanë shpërndarë voucher për kurse në IT.

“Si dhe shumë masa, veprime e lehtësime tjera të cilat po japin rezultat dita ditës. Punë dhe Drejtësi!”, ka përfunduar ai.

Related Articles