Çka tha ministrja Hajdari në konferencën e bojkotuar nga gazetarët?

Çka tha ministrja Hajdari në konferencën e bojkotuar nga gazetarët?

Ministrja Rozeta Hajdari i ka cilësuar “tendencioze” raportimet e mediave për sulmin e Ministrisë së Tregtisë ndaj mediave me vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Derisa shumica e mediave bojkotuan konferencën për shtyp, ministrja Hajdari vazhdoi deklaratën e saj për media para përfaqësuesve të vetëm pak mediave që qëndruan në sallë.

Ajo tha se pretendimet se MINT-i po tenton ta kufizojë lirinë e shprehjes, janë tendencioze dhe “krejtësisht të pavërteta”.

“Ka qenë zbatim i ligjit as më shumë dhe as më pak. Pretendimet se MINT ka vepruar me qëllim të kufizojë lirinë e medias, janë tendencioze dhe krejtësisht të pavërteta. MINT është e përkushtuar në zbatimin e ligjeve të Kosovës pa kompromis, pa përjashtim”, tha ajo.

Fjalët e tjera të ministres nuk u dëgjuan pasi pjesa më e madhe e gazetarëve u larguan.

Related Articles