Një vendim u mor në gjykimin e 88 të pandehurve për akuzën e komplotit të FETO-s në hetimin e fiksimit të ndeshjeve në futboll e Turqisë.
Pronari i televizionit, Samanyolu, Hidayet Karaca u dënua me 1406 vjet burg. Ai këtë dënim e mori në bazë të akuzave të “shkeljes së konfidencialitetit”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpifjeve”.
Sipas gjykatave turke, Karaca së bashku me organizatën FETO krijoi një komplot në hetimin “kurdisje të ndeshjeve të futbollit” në vitin 2016, raporton bbc.
Në këtë rast, ndërsa të pandehurve të tjerë iu dha dënimi me burg për krime të ndryshme, disa prej tyre u shpallën të pafajshëm.
Theksojmë se Aziz Yildirim, ish-presidenti i Fenerbahçes, ishte ndër personat që u hetua për kurdisje të ndeshjeve bazuar në raportimet e televizionit turk.
Ndryshe, Turqia e ka shpall organizatën FETO si ilegale gjersa në krye të saj është Fetullah Gulen, imam turk që jeton në SHBA.