Lajmi i fundit: Dy në gjendje të rëndë, tetë të plagosur në Bon Vivant

Lajmi i fundit: Dy në gjendje të rëndë, tetë të plagosur në Bon Vivant

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të premtën Prishtinën. Burime të Gazeta Enigma bëjnë me dije se të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur, dy nga ta ne gjende të rëndë nga një gjuajtje me armë në lokalin “Bon Vivant” në qendër të kryeqytetit.

Informacionet e para të raportuara në media kanë thënë se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Dy automjete të emergjencës dhe shumë ekipe policore janë parë në vendin e ngjarjës orët e vona të së premtës.

Gjithashtu, në këtë ngjarje ka mbetur e plagosur edhe një vajzë që është në gjendje të rëndë aktualisht.

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një të dyshuar në vendin e ngjarjes, derisa raportohet se një tjetër është në arrati.

Related Articles