Klina u trondit sot nga vrasja që ndodhi në lokalin Coyote Lounge Bar, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë vdiq.
N137 media sot u raportua se i ndjeri Anton Prela po dyshohet se u vra nga Tush Frrokaj, i cili tashmë po kërkohet nga Policia.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima ka qenë mërgimtar dhe kishte ardhur për pushimë në Kosovë, ku edhe e gjeti vdekjen.
Në bazë të informacioneve të para, Frrokaj dhe Prela kishin miqësi të dyfishtë, pasi ishin të martuar me motrat e njëri-tjetrit, pra e kishin njëri-tjetrin dhëndër.
Në bazë të informacioneve të para, motivi që çoi në vrasjen e tij dyshohet se lidhet me disa konflikte familjare.
Një gjë e tillë pritet të konfirmohet gjatë hetimeve nga organet e rendit, me ç’rast do të zbardhen në plotni të gjitha rrethanat e rastitz
I dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, por teksa po kërkohej nga Policia, ai ka kryer një vepër tjetër.
Njësitet policore tashmë janë aktivizuar dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.