Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, një person ka goditur me veturë dy persona dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se viktimat kanë marrë trajtimin mjeksorë, ndërsa ky rast është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur për dy persona të lënduar të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndëridhur me ngjarjen me autorizimin e prokurorit të shtetit, Policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”.
Aktualisht, Policia ka ngritur dyshimet për një veturë të dyshuar me targë të huaj, ndërkaq po vijon puna policore për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor”, tha Borovci.