Këshilltarja e Kurtit ndalohet përsëri në kufirin e Serbisë

Këshilltarja e Kurtit ndalohet përsëri në kufirin e Serbisë

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, është ndaluar mbrëmë në kufirin e Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar Sinani e cila ka thënë se në pikën kufitare në Muçibabë u ndalua dy herë brenda një dite.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në vendkalimin e njëjtë kufitar me Republikën e Kosovës, Muçibabë, përsëri u ndalova nga policia kufitare serbe”.

“Për herë të dytë brenda të njëjtës ditë. Jo vetëm duke e lëshuar Serbinë, por edhe duke hyrë. Këtë herë periudha kohore ishte më e shkurtër se në orët e mëngjesit të djeshëm”, ka shkruar Sinani.

E njëjta ka thënë se autoritetet serbe nuk ia kanë dhënë asnjë sqarim.

“Edhe kësaj radhe pa asnjë sqarim e arsyetim! Thjeshtë ndalesë! Kjo është Serbia me të cilën si shqiptarë të Luginës së Preshevës ballafaqohemi çdo ditë. Kjo është Serbia për pakicat kombëtare”.

Related Articles