Mikrofoni me të cilin Cardi B goditi fansen doli në ankad, nuk do ta besoni çmimin që ka!

Mikrofoni me të cilin Cardi B goditi fansen doli në ankad, nuk do ta besoni çmimin që ka!

Pak ditë më parë, një moment nga një koncert i Cardi B u bë kudo viral në rrjetet sociale e media, teksa reperja ju “përgjigj” sulmit të një fanseje me ujë, duke e goditur me mikrofon.

Kështu, Cardi ishte “viktimë” e trendit më të fundit, të goditjeve të artistëve në skenë nga ndjekësit, megjithatë ishte e para që reagoi dhe komentuesit kudo i kanë dhënë të drejtë, pavarësisht se së shpejti mund të përballet me pasoja ligjore. 

Ndërkohë, fill pas incidentit, kompania e audios “The Wave”, e cila kujdeset për koncertet dhe eventet kudo në SHBA dhe që zotëronte mikrofonin që në këtë rast ishte “armë sulmi”, vendosi që ta nxjerrë këtë të fundit në ankand.

Jo për përfitime personale gjithsesi, por për një kauzë të mirë, teksa me paratë që do të merren nga shitja e mikrofonin do të ndimohen disa shoqata bamirësie që ndihmojnë fëmijët. 

E nisur nga fakti që njerëzit duan të dhurojnë për bamirësi, por ndoshta më shumë sepse duan të zotërojnë mikrofonin tashmë të famshëm të Cardi-t, cmimi i tij është rritur shumë. Fillimisht u vu për një cmim prej 500 dollarës, teksa për pak ditë shkoi në 25.100 në ankandin online në EBay, ndërsa tani është plot, 99,900 dollarë. 

Me gjasë do të rritet edhe më pasi ankadi s’ka mbaruar, duke shkuar mbi 100 mijë dollarë, ndërsa është nxjerrë në shitje nga Scott Fisher, pronari i “The Wave”. 

Related Articles