Djali i S. Dakaj, viktimës së vrasjes në Suharekë, Arianit Dakaj ka reaguar pas ngjarjes përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e babait të tij.
Në reagimin e tij në Facebook, ai ka shprehur pikëllimin për humbjen e të atit, duke u shprehur se do ia lënë në dorë të Allahut personin që e quan përgjegjës për këtë tragjedi.
“Ah more bab keq na lave po taksirati qeshtu ish kon ndor te ati krimineli ete ati qeni se spodi as qami thon ma shum po allahu ja ktheft atina qysh naj bani aj neve allahit ndor jakom lon at pis bab ti pusho iqet n xhehnet etdergoft allahu xhenet allahu ja ktheft ati qafiri e ati pafeje e pa njerit”, ka shkruar ai.
Ndryshe, dyshimet e para mbi vrasjen janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti rreth një parkingu, ku i dyshuari dyshohet se kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Viktima fillimisht ishte dërguar në Emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka ndërruar jetë.
Ndërsa të dyshuarit Rrahman Hotit i është caktuar masa një muaj paraburgim.

