Disa burra të armatosur kanë vrarë mbi 132 njerëz në një sulmi ndaj një fshati në veri të Burkina Faso, sulmi më i keq i vendit në vitet e fundit, thotë qeveria, raporton Gazeta Enbima.
Sipas BBC, përcjell Gazeta Enigma, si rrjedhojë e këtij sulmi u dogjën shtëpitë dhe tregu lokal.
Asnjë grup nuk është deklaruar se ishte prapa dhunës, por sulmet islamike janë gjithnjë e më të zakonshme në vend, veçanërisht në rajonet kufitare.
Shefi i Kombeve të Bashkuara tha se ishte i “indinjuar” nga incidenti.
Antonio Guterres “dënon sulmin e neveritshëm dhe nënvizon nevojën urgjente që bashkësia ndërkombëtare të dyfishojë mbështetjen për vendet anëtare në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”, ka deklaruar zëdhënësi i tij.
Lidhur me sulmin në fjalë, presidenti vendas, Roche Kabore, ka shpallur tre ditë zie kombëtare./Gazeta Enigma/