Greqia shtyn vendimin për hapjen e kufirit greko-shqiptar deri më 14 qershor, raporton Gazeta Enigma.
Kështu, vijojnë kuotat e kufizuara të udhëtarëve nga Shqipëria, vetëm të atyre që disponojnë leje qëndrimi në Greqi, kanë dyshtetësi apo minoritarët grekë të Shqipërisë.
Sipas autoriteteve të vendit fqinj, në doganat greke do të lejohen: nga Kakavija 400 persona, nga Kapshtica 400 punonjës sezonalë, ndërsa për herë të parë nga marsi i 2020 hapet dogana e Qafë Botës me kapacitet deri në 250 persona në ditë./Gazeta Enigma/