Policia ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Gjilan, pasi dyshohet se i ka vënë flakën motoçikletës së një personi tjetër, me të cilin kanë pasur mosmarrëveshje.
“ZJARRVËNIE – Rr. Hamdi Berisha, Gjilan 07.08.2023–05:00. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë deklaratës së tij e pranon se qëllimisht i ka vënë flakën motoçikletës së ankuesit mashkull kosovar, pasi më të ka pas një mosmarrëveshje të më hershme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. / Gazeta Enigma.