Prej disa kohësh, reperi Majk është përfolur nga mediat rozë e në rrjetet sociale se ka nisur një romancë të re, teksa shkak për aludimet janë bërë disa postime të tij në Instagram e jo vetëm.
Më saktësisht, thuhet se Majk është në një lidhje me Nita Krasniqin, vajzën e muzikantit të njohur Naim Krasniqi dhe nuk kanë qenë të pakta herët kur ajo dhe reperi kanë pasur postime nga të njejtat vende, duke lënë vend për dyshime.
Ndërkohë tashmë duket se dyshja ka vendosur të mos fshihet më, duek zyrtarizuar në një farë mënyre edhe lidhjen mes tyre, teksa ka qenë vetë Nita e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto ku shfaqet bashkë me Majk.
Sic do e shihni, është një ‘foto ashensori”, ku dallohet qartë si Krasniqi, ashtu edhe reperi pas saj.
A ka qenë kjo mënyra e tyre për të zyrtarizuar lidhjen? Këtë ende nuk e dimë.