Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes dy automjeteve, që ka ndodhur në rrugën Malishevë-Arllat, konkretisht në fshatin Tërpezë e Poshtme.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se poashtu janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.
“Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj. /GAZETA ENIGMA/