Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Minatori” në Hajvali”, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, duke rënë nga kulmi i një shtëpie, ku po punonte.
Ky rast ka tronditur familjen Gashi, kur e morën lajmin për vdekjen e djalit të tyre.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bleron Gashi, i cili vdiq pasi u rrëzua nga kulmit dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale konfirmoi se i riu ishte pa shenja jete.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Hetim i vdekjes”.
Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.