Haxhiu për arrestimin e Mujecit, kërkon “dënimin e institucioneve”

Haxhiu për arrestimin e Mujecit, kërkon “dënimin e institucioneve”

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga partia asamblistin Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri si i dyshuar për trafikim me drogë.

E pas këtij vendimi, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila vjen nga e njëjta parti.

Me këtë rast ajo ka kërkuar dënimin e institucioneve.

“Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar!”, tha ajo.

Related Articles