Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka rregulluar reagimin e saj në Facebook, në rastin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri si i dyshuar për trafikim të drogës.
Në postimin paraprak, Haxhiu tha se “Institucionet duhet të marrin dënimin e merituar”, ndërkaq pak kohë më pas ajo e përmirësoi.
“Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të japin dënimet maksimale!”, tha ajo.