Një infermiere e Spitalit të Vushtrrisë ka vdekur sot në vendin e saj të punës.
Një informatë e tillë është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.
Infermierja thuhet të jetë e moshës rreth 35 vjeçare dhe vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë.
“Sot rreth orës 08:00 është informuar policia së është gjetur pa shenja jete në vendin e saj të punës. Vdekja është cilësuar si e dyshimtë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Express.
Zahiti ka deklaruar se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion