Një rast dhune ka ndodhur në një familje në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
36-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me bisht të fshesës.
Sipas saj, e gjithë kjo ka ndodhur më shkaqe xhelozie. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, njofton Sinjali.
Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.