Të shtëna me armë në Mitrovicë, plumbi përfundon në ballkonin e një banese

Të shtëna me armë në Mitrovicë, plumbi përfundon në ballkonin e një banese

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna me armë zjarri që u dëgjuan mbrëmë në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, kanë trazuar banorët e asaj zone.

Sinjali mëson se një predhë ka përfunduar në ballkonin e një banese, gjë e cila ka ngjallur frikë e shqetësim të madh te pronarja e cila kërkoi ndihmën e Policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme ku kanë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja që dyshohen të jenë të armës që u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe e urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Related Articles