Inspektoriati mbyll dy lokale të ‘Shisha Bar’ në Malishevë

Inspektoriati mbyll dy lokale të ‘Shisha Bar’ në Malishevë

Inspektorët komunalë në Malishevë kanë mbyllur dy lokale, ku janë hasur duke shërbyer për klientë shisha-nargjile, është njoftuar nga Komuna e Malishevës.

Sipas vendimit të tetorit të vitit 2022 në këtë komunë është i ndaluar shërbimi “shisha”.

“Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur se edhe në ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore. Sipas vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, ndalohet shërbimi me shisha-llulla-nargjile dhe të ngjashme, në largësi ajrore së paku 500 metra afër objekteve shkollore dhe 400 metra në afërsi të stacioneve të autobusëve”, thuhet nga Komuna e Malishevës.

Related Articles