Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë.
Gazeta Nacionale ka mësuar se bëhet fjalë për arrestimin e Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.
Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore
Ndërkohë, policia është duke e vazhduar aksionin edhe në bastisjen e pronave të Ridvan Muharremi, mikut të kryeministrit Albin Kurti.
Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës.