Prokuroren në Pejë e zë sherri në komunikacion, kërcënohet nga një 58-vjeçar

Prokuroren në Pejë e zë sherri në komunikacion, kërcënohet nga një 58-vjeçar

Zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë edhe pozita të larta të shtetit shpesh kanë qenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmë e mbrojtje nga Policia. Për një rast të tillë tashmë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Pejë, pas denoncimit të një rasti ku viktimë është një Prokurore e Shtetit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën ‘Bekim Berisha – Abeja’ në Pejë, ku viktima ndodhej me veturën zyrtare.

Sipas të njëjtave burime, derisa viktima ishte në kolonë si pasojë e tollovisë në komunikacion, një person i është afruar duke e fyer e kërcënuar.

Prokurorja ka denoncuar menjëherë rastin në Polici, të cilët janë aktivizuar dhe kanë arritur që ta identifikojnë personin e dyshuar.

58-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’.

Related Articles