Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është raportuar i zhdukur në Han të Elezit.
Vendndodhja nuk dihet prej ditës së mërkurë kur personi thuhet të ketë dalë nga shtëpia.
“Ankuesi mashkull kosovar me datën 17.08.2023, ka raportuar se viktima femër kosovare – ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.