Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një këmbësor është përplasur nga një makinë në fshatin Buzëmadh.
Viktima është 84-vjeçari me iniciale N.M., i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Policia thotë se viktima u përplas nga një makinë tip Opel që drejtohej nga O.P.
Shoferi është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.