Të paktën një person ka vdekur në anën lindore të Washingtonit pasi moti joadekuat po pengon përpjekjet e shuarjes së zjarrit, tha të shtunën Departamenti i Burimeve Natyrore të Shtetit të Washingtonit.
Zjarri ka djegur të paktën 9 mijë e 500 hektarë pranë Liqenit Medical në Washington, ku sipas Departamentit të Burimeve Natyrore, zjarri ka dëmtuar të paktën 185 parcela që nga e shtuna, teksa bëhet e ditur se nuk ka energji elektrike në disa pjesë të vendit.
Sipas zyrtarëve të emergjencës, zjarri i dytë, i njohur si “Zjarri në rrugën e Oregonit”, është në rritje, në gjendje të pakontrollueshme dhe se nuk dihen ende shkaktarët.
Që nga 18 gushti, më shumë se 90 zjarre janë aktive në mbarë Washingtonin, duke djegur më shumë se gjysmë milion hektarë në 14 shtete, sipas Qendrës Kombëtare të Zjarrit Ndërinstitucional.