Mbrëmë në Gjakovë është vjedhur vetura e mërgimtarit, Atdhetar Jahjaga.
Atdhetari është djali i Bekimit, i cili është pjesë e grupit të njohur muzikor “Zhutat”.
Ai ka thënë se veturën e ka parkuar mbrëmë rreth orës 22:00 dhe kur është zgjuar nuk e ka gjetur.
“Rreth orës 22:00 e kam parku para një qebaptore në Gjakovë, kur u zgjova në mëngjes e pash që nuk është. Rastin e kam denoncuar në Policinë e Kosovës, ata po merren me rastin. Vlera e veturës së vjedhur është dikun 20 mijë euro”, ka thënë ai për IndeksOnline.
Ai ka bërë thirrje që nëse dikush ka ndonjë informacion të lajmëroj në numrat mëposhtëm.
048386072
043820845