Pas qëndrimit në arrati për një kohë, 34-vjeçari i kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, ndaj të cilit kishte urdhëresë aktive, është kapur të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
I dyshuari ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari u ndalua në orët e pasdites pasi Policia e e zbuloi që i njëjti kishte vendosur që të largohej nga Kosova.
Sipas informacioneve të para, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Pejë, teksa është vënë në dijeni edhe Gjykata Themelore në Pejë.
Me aktvendim të lëshuar nga gjyqtari i këtij rasti, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e tjera të nevojshme.