Ceremonia e diplomimit u përcoll me shumë emocione. Në mesin e 419 policëve, 85 prej tyre ishin nga komunitetet.
E ata që i përkisnin atij serb, filluan të japin dorëheqje vetëm një muaj pasi e veshën uniformën.
Sipas autoriteteve të Kosovës, deri tek vendimi i dorëheqjen së 7 policëve ka ardhur pas presionit të Serbisë.
E se këta zyrtarë janë frikësuar për ta ushtruar detyrën e tyre, e tha edhe ambasadori gjerman në Kosovë në një prononcim për televizionin 7.
Ambasadori gjerman ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, situatën në Veri dhe marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së rreth përshkallëzimit të situatës në Veri.
“Ajo që ne kemi nevojë është që të ndalojmë çdo përshkallëzim që tash është e tensionuar. Ne kemi nevojë për dialog. Ne duam që marrëveshjet e Brukselit të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Prandaj vendet e QUINT’it dhe Bashkimit Evropian po punojnë pa rreshtur që të zbatohen ato dhe ne kemi nevojë për të gjitha palët e mundshme. Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur”, ka thënë ai.