Një person i moshës 29-vjeçare në Kaçanik është shfaqur në rrjetin social TikTok duke përdorur në armë dhe i njëjti është shoqëruar për në stacion policor.
Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma është konfiskuar.
“Stacioni i policisë në Kaçanik ka pranuar një informacion se një person në rrjetin social “TikTok”, ditë më parë kishte shpërndarë një video, ku shihej duke e përdorur një armë”.
“Policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që me datën 24.08.2023 rreth orës 23:00 të identifikojnë personin e dyshuar F.M (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar. Rasti është cilësuar ‘’ Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve – përdorimi armës”, thuhet në njoftimin e policisë.