Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku ka humbur jetën një 18-vjeçar.
Mësohet se viktima punonte kamerier në një lokal nate ne qytetin bregdetar.
Paraprakisht dyshohet se 18-vjeçari është aksidentuar nga ashensori.
Sipas JOQ ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Orange Club”.
Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes teksa ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.