Incidentet tragjike – Sivjet më së shumti vdekje në punë

Incidentet tragjike – Sivjet më së shumti vdekje në punë

Një person vdiq të premten pasi u rrëzua në vendin e punës në Prizren.

30-vjeçari për të cilin u ndalua mbikëqyrësi i tij, shënon rastin e 19 këtë vit që pati fatin tragjik në punishte, trend ky më i larti për këtë periudhë të vitit.

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat, qorton institucionet se po rrinë duarkryq. Jeta e punëtorëve sipas Azemit s’ka vlerë për shtetin që thotë se duhej bërë më shumë.

Heshtjen institucionale karshi këtyre rasteve po e kritikon edhe opozita që akuzon pushtetin për shpërfillje. PDK-ja vlerëson se edhe emërimi i kryeinspektorit të punës u bë jashtëligjshëm, transmeton klankosova.

Si pasojë e këtyre rasteve, shumë punëtorë sipas Sindikatës po marrin rrugën e migrimit.

Related Articles