Ylli i madh shqiptar njofton pensionimin e hershëm nga futbolli

Ylli i madh shqiptar njofton pensionimin e hershëm nga futbolli

Dikur njëri nga shqiptarët më të famshëm në botën e futbollit, Admir Mehmed i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist aktiv. Madje këtë vendim e ka marrë në moshën 32 vjeçare.

Mehmedi ka luajtur 76 ndeshje për Zvicrën dhe mbi 200 ndeshje në Bundesliga si futbollist i SC Freiburg, Bayer Leverkusen dhe VfL Wolfsburg. Antalyaspor ishte skuadra e fundit në karrierën e tij, shkruan Indeksonline.

Mehmedi ishte në bisedime me Zurichun për rikthimin në futbollin zvicëran por vendimin e mori në fund me efekt të menjëershëm.

“Javën e kaluar më lejuan të shoqëroja djalin tim në klasë të parë dhe vajzën time në kopsht, një ngjarje që më dha kënaqësi të madhe. Vendimin për t’u kthyer në Zvicër me familjen time e mora kohë më parë. Megjithatë, sot do të doja të njoftoja zyrtarisht përfundimin e karrierës sime aktive futbollistike” ka thënë futbollisti nga Gostivari.

Tani ai po planifikon të fillojë stërvitjen si trajner.

“Mezi pres që së shpejti të takohem me disa prej jush në fushën e futbollit, në çfarëdo cilësie”, ka thënë Mehmedi.

Related Articles