Arrestohet shqiptari i dënuar me 20 vjet burgim nga gjykatat italiane për trafikim të heroinës

Arrestohet shqiptari i dënuar me 20 vjet burgim nga gjykatat italiane për trafikim të heroinës

Një shqiptar i dënuar me 20 vjet burgim nga gjykatat italiane, është arrestuar nga policia shqiptare në një hotel të Durrësit.

50-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano pasi akuzohej se ka trafikuar sasi të mëdha të heroinës, nga rreth 10 kilogramë në çdo rast, nga Shqipëria për në Itali.

Ai këtë e kishte bërë duke bashkëpunuar me 40 shtetas tjerë, gjatë periudhës 2003-2004, njofton policia.

Kapja e tij është bërë në kuadër të operacionit policor i koduar “International”, ndërsa i arrestuari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Related Articles