Në fillim të korrikut, komuna e Vernier në kantonin e Gjenevës u trondit si pasojë e një zjarri masiv që kishte shkatërruar shkollën Les Ranches. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.
Tre të mitur të dyshuar për ndezjen e zjarrit janë arrestuar të martën dhe tashmë janë marrë në pyetje teksa ka nisur procedimi në Gjykatën Penale për të Mitur, shkruan 20min.ch, përcjell albinfo.ch.
U raportua se është dashur të gjendej një zgjidhje për rreth 400 studentë. Dhjetë klasa mund të akomodohen në një ndërtesë të përkohshme. Tre klasa janë zhvendosur në shkollën Vernier-Place përballë rrugës dhe një klasë është akomoduar në shkollën Poussy, e cila është rreth 15 minuta larg.
Prokurori publik kompetent ka njoftuar se prezumimi i pafajësisë vlen për të gjithë të dyshuarit, teksa nuk do të bëhen të ditura më shumë informata.