Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë rikthyer sërish.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës sot pritjet më të gjata janë në dalje të Merdares deri mbi dy orë. Ndërsa pritjet për hyrje janë deri në pesë minuta. Kolonat në Merdarë janë deri në 1,100 metra në dalje.
Në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 40 minuta, ndërkaq hyrjet deri në pesë minuta. Kolonat në dalje deri në 150 metra.