Një i arrestuar dhe një në arrati për grabitjen e filialit të BKT-së në sheshin e Prishtinës

Një i arrestuar dhe një në arrati për grabitjen e filialit të BKT-së në sheshin e Prishtinës

Një person është arrestuar dhe një tjetër është në arrati për grabitjen e filialit të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë”.

“Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles