Sekretari i degës së LDK-së në Vushtrri, Avdi Avdiu, ka bërë të ditur se sot ka nisur procesi i zgjedhjeve në degën e LDK-së në Vushtrri.
Ai u shpreh se mbarëvajtja e këtyre zgjedhjeve ishte shumë e rëndë.
Avdiu tutje tha për Klan Kosova se procesi filloi me një komision të zgjedhur nga një, siç u shpreh ai, kryesi gjysmake.
“Sot ishte dita e parë që ka filluar procesi i zgjedhjeve në degën e LDK-së në Vushtrri, mirëpo mbarëvajtja e tyre ishte shumë e rëndë. Filloi një proces me një komision të zgjedhur nga një kryesi gjysmake, e udhëhequr nga Xhafer Tahiri, me të cilin komision sot u bënë shumë keqpërdorime”, u shpreh ai.