Parashikimi i motit për këtë vikend, këto do të jenë temperaturat maksimale

Parashikimi i motit për këtë vikend, këto do të jenë temperaturat maksimale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Ndërkaq të dielën, do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30-gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Related Articles