Dy ditë ma parë artistët e njohur, Kidda dhe Capital T, bashkuan forcat e tyre.
Dyshja vendosën që të mahnisin fansat e tyre përmes këngës “Magji”, të cilën e lansuan edhe me klip. Instrumentali i po të njëjtës i është besuar producentit Rzon Music, Pllumb dhe Makalo.
Me një ritëm veror dhe klip të realizuar në vende interesante, projekti tani ka arritur mbi një milion klikime në YouTube.
Këtë e ka bërë të ditur edhe artisti Kidda në një postim në rrjetin social Instagram, duke ndarë edhe prapaskenat e klipit.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se kënga së shpejti do të lansohet edhe në platformën Spotify.