Fero flet për përkushtimin ndaj fesë dhe Arbenitën, tani e dua 200 herë më shumë

Fero flet për përkushtimin ndaj fesë dhe Arbenitën, tani e dua 200 herë më shumë

Kjo verë ka qenë vërtetë e mbushur me ngjarje dhe ndryshime të mëdha për Feron, i cili fillimisht përfundoi i arrestuar, i akuzuar nga bashkëshortja, Arbenita Ismajli, për dhunë dhe kërcënime, ndërsa më pas, menjëherë pas daljes nga qelia dhe “luftës” me modelen për kujdestarinë e vajzës dhe divrocin, ai bëri deklaratën surprizë ku njoftoi tërheqjen nga muzika dhe përkushtimin ndaj fesë islame. 

Ndërkohë ditën e djeshme, në intervistën e parë (dhe të fundit sipas tij) që pas vendimit për t’i dhënë fund me muzikën, Fero ka folur edhe fenë, si ka ndikuar ajo në jetën e tij deri më tani, ndërsa po ashtu ka rrëfyer edhe gabimet që ka bërë dhe ndjesitë për njerëzit e afërt.  

Në “Kojsha Show”, ndër të tjera Fero u shpreh:  “Nuk është turp me kërku falje por turp është që të përsëritësh gabimin. Iu kërkoj falje të gjithë njerëzve që iu kam bërë padrejtësi.”

Nga ana tjetër, në lidhje me Arbenitën, ai tha se e do 200 herë më shumë se më parë, po ashtu edhe familjarët e tij dhe kjo falë fesë: 

“E kam dashur nënën time, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën time dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullor. Tani që e kam kuptuar fenë, nëse nënë time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”.

Po ashtu ai ka zbuluar edhe momentin kur vendosi që t’i përkushtohej fesë dhe kjo gjë mesa duke ka ndodhur në burg:

“Un jam udhëzuar në burg ditën e tretë. Allahu më ka udhëzuar në burg”.

Related Articles