Vuçiq: Serbinë e presin kohë sfiduese

Vuçiq: Serbinë e presin kohë sfiduese

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar në Instagram se Serbia po përballet me kohë sfiduese dhe për këtë arsye të gjithë duhet të jenë të bashkuar dhe siç tha ai “të mbrojnë interest e vendit”.

Vuçiq, duke përmbledhur javën e kaluar, shkroi se gjatë kësaj periudhe u dëshmua se rezultatet e mira arrihen me këmbëngulje.

“Na presin kohë sfiduese, prandaj duhet të jemi të bashkuar, punëtor, të mbrojmë interesat e Serbisë dhe të japim kontributin maksimal në zhvillimin e saj”, tha Vuçiq.

Related Articles