Më 29 qershor, Nicole Scherzinger do të mbushë 43 vjet, mirëpo dukja e saj nuk përkon me moshën.
Gjatë të hënës, këngëtarja i ka shpërndarë disa fotografi duke u rregulluar, ndërkohë që trupin e ka të mbuluar vetëm me peshqir.
“Nganjëherë ia vlen të pispillosesh”, është përshkrimin që ka zgjedhur Nicole për këto fotografi.
Veç kujdesit për fytyrën, ajo vlerësohet edhe për linjat trupore. Porse për të mbajtur një figurë të tillë trupore, ajo është shumë e përkushtuar në palestër.
Këngëtarja kohë pas kohe shpërndan video në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet duke ushtruar.
Poashtu, autorja e shumë hiteve është e përkushtuar ndaj atraksioneve të ndryshme, në mënyrë që të qëndrojë në formë.